Kupa e Shqiperise

VLLAZNIA E CUNGUT E NIS ME BARAZIM NDAJ SKËNDERBEUT

VLLAZNIA E CUNGUT E NIS ME BARAZIM NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia e Armando Cungut e ka nisur ecurinë e saj me një barazim pa gola ndaj kampionëve në fuqi të vendit, korçarëve të Skënderbeut në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë Në takimin e luajtur pasditen e së dielës në "Reshit Rusi" në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh, dy ekipet kanë zhvilluar një ndeshje të qetë dhe rezultati 0-0 i fiksuar në fund të 90 minutavë duket se i ka kënaqur ato.

Vllaznia, me formacionin e dytë ndaj Apolonisë për Kupë

Vllaznia, me formacionin e dytë ndaj Apolonisë për Kupë

Gjysma e skuadrës, përfshi edhe pjestarë të stafit teknik, do të qëndrojë në Shkodër për të vijuar me stërvitjen dhe përgatitjet për sfidën e fundjavës. Në këtë grup bëjnë pjesë thuajse të gjithë titullarët e aktivizuar në ndeshjet e fundit. Ndërkohë, drejt Fierit, mëngjesin e sotëm ka udhëtuar trajneri Grima me pjesën tjetër të lojtarëve, të cilët nuk kanë luajtur shumë në sfidat e kaluara. Në këtë grup lojtarësh, megjithatë, bëjnë pjesë edhe emra të njohur.

Pezullohet Shtubina, theu disiplinën në stërvitje

Nga ana e pjesëtarëve të stafit teknik nuk ka ndonjë koment më shumë, megjithatë mësohet se ditën e hënë është lënë që të ketë një takim me futbollistin për të biseduar për vazhdimësinë. Nga ajo çfarë arrijmë të marrim vesh, në stërvitjen e së premtes, kur trajneri Zmijani nuk ka qenë present, ngaqë ka marrë pjesë në mbledhjen e bordit të klubit, merret vesh që Shtubina ka patur një debat në stërvitje me zëvendëstrajnerin Dibra.

Pezullohet Shtubina, theu disiplinën në stërvitje