Pak nga pak Vllaznia po merr frymë. Sot një pikë e çmuar në Kamzë, një barazim 0-0, ndaj një rivali shumë superior në renditje. Kamza nuk ishte e qetë dhe detyrim ishte të mos mundej, ndërsa Vllaznia e kishte deklaruar që edhe një pikë e kënaqte.
Në pjesën e parë një Kamzë më e mirë, më kërkuese, por Vllaznia e ekuilibroi mirë ndeshjen në pjesën e dytë dhe gjithçka shkoi më mirë për shkodranët, që mbajtën një ritëm të ulët dhe krijuan edhe situata rreziku, por goli nuk u duk.
e humbjen e Teutës në Kukës, barazimi ishte shumë mirë për të dyja palët.
KAMZA – VLLAZNIA 0-0
Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Arrabal, Ymeraj, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç
Vllaznia: Sherri, Mersini, Berisha, Malota, Gocaj, Orelesi, Krymi, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj
âKartonë të verdhë: Raçiç 15′, Rezi 28′ / Orelesi 37′, Berisha 45'

Komentet