Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka folur për emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku natyrisht ka pasur në qendër të vëmendjes jo vetëm barazimin në Gjirokastër, por edhe ngjarjen e rëndë të para pak ditëve, kur një person i armatosur me thikë e sulmoi dhe e rrezikoi jo pak.
“Shkova te Vllaznia për të bërë punën time, pasi u largua paraardhësi im për arsyet që nuk më takojnë mua të flas. Që kur kam shkuar në Shkodër, kam vënë re mosaprovim nga grupe të caktuara njerëzish, duke krijuar një lloj pakënaqësie dhe presioni që ka ardhur në rritje dhe është kthyer në një ortek, duke vënë në vështirësi mua dhe klubin. Për këtë arsye, shpresoj që historia e sulmit ndaj meje të zgjidhet sa më shpejt, shprehet Gjoka, i cili nuk pranon të zgjatet me detaje nga kjo histori.

“Tani nuk flas dot, gjithçka është nën hetim. Di të them që ai që më sulmoi ishte dora, shpresoj të zbulohet koka e sulmit. Frikë për të ardhmen? Po të eci me frikë për të ardhmen, më mirë të mbyllem në shtëpi. Çdo trajner mendon të hedhë në fushë ekipin që i jep rezultat, nuk mendon për të favorizuar një lojtar apo një tjetër”.
âEdhe Gjoka bashkohet me idenë që problemet lindin nga mungesa e një presidenti që investon paratë e tij: “Ndryshimi mes bashkisë dhe presidencës? Është i madh, që nga pjesa e afrimit të lojtarëve në ekip të parë. Ka shpesh ndërhyrje, miqësira, presione, që nëse klubi ka president, nuk pijnë ujë. Pastaj problem tjetër është edhe fakti që për të luajtur në akademinë e klubit kryhet një pagesë dhe për pasojë prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të aktivizohen”.

Komentet